Prodhimi i tërësishëm i energjisë elektrike nga kompania EVN Elektranat sigurohet ekskluzivisht nga hidrocentralet, që do të thotë se kompania jonë plotësisht i përmbahet konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të ripërtëritshëm.
Ideja themelore e këtij koncepti është që të krijohen kushte për zhvillimin e qëndrueshëm, ekonomik dhe social, në mënyrë që do të ruhet mjedisi edhe për gjeneratat e ardhshme.
Prodhimi i energjisë elektrike në hidrocentralet tona, që zhvillohet përmes shfrytëzimit të potencialit energjetik të ujit, gjithmonë ka një përparësi para burimeve të tjera të energjisë, të cilat për të prodhuar energjinë përdorin lëndët djegëse fosile me djegien e të cilave rriten emetimet e të ashtuquajturve “gazra të qelqit" në atmosferë, të cilat janë të dëmshme për mjedisin e përgjithshëm dhe janë fajtorët kryesorë të ngrohjes globale.
Duke përdorur potencialin e ujit, energjia elektrike që fitohet nga hidrocentralet tona ofron shumë përfitime dhe aspekte pozitive ndaj zhvillimit socio - ekonomik, një ndikim pozitiv në mbrojtjen e mjedisit dhe jetën e popullatës. Ky ndikim pasqyrohet përmes disa aspekteve, duke përfshirë:
- Reduktimin e nevojës për përdorimin e resurseve të tjera energjetike (naftë, gaz, qymyr)
- Reduktimin e emetimeve të të ashtuquajturve gazra të qelqit me çka kontribuohet për zbutjen e ndryshimeve klimatike. Konkretisht, me prodhimin mesatar vjetor prej 140 GWh hidrocentralet tona kontribuojnë për reduktimin e emetimit të më shumë se 130 mijë tonelata të karbonit dyoksid në atmosferë për çdo vit.
- Sigurimin e burimeve shtesë, të sigurta për furnizim me energji të popullatës lokale, sidomos në zonat rurale.
- Sigurimin e minimumit biologjik të rrjedhjeve të ujit në lumenjtë, pa krijuar ujëra të zeza.
- Sigurimin e ujit për ujitje dhe furnizim me ujë, si dhe një mbrojtje shtesë nga përmbytje.
Të gjitha këto aspekte të funksionimit të hidrocentraleve tona tregojnë rolin e tyre për zhvillimin socio-ekonomik, duke dëshmuar njëkohësisht rëndësinë e tyre për ruajtjen e mjedisit.