Lokacioni
Centrali është i vendosur afër fshatit Vojshanci, Negotinë. Negotina është pjesë e rajonit të Vardarit dhe luginës së Tikveshit dhe është kryesisht nën ndikimin e klimës mesdhetare dhe kontinentale.
Aktivitete
Në periudhë kohore prej katër muajve, EVN Maqedoni ndërtoi centralin më të madh të dyanshëm fotovoltaik i cili akumulon energji nga pjesa e sipërme, por edhe nga pjesa e poshtme me ndihmën e materialit reflektues.
Specifikimet
Ky central disponon me kapacitet të instaluar prej 1.479,36 KW. Trualli ka sipërfaqe prej 17 659 m2, ndërsa 4416 panele në kënd prej 25 shkallëve (me orientim kah jugu) janë të vendosura në hapësirë prej 7593 m2. Energjia mesatare diellore është 1570 KWh/m2.
Ndikimi ndaj mjedisit
Prodhimi i energjisë nga panelet fotovoltaike ka ndikim pozitiv në mjedisin jetësor dhe në mënyrë indirekte zvogëlon emetimin e gazeve serrë. Ky central zvogëlon emetimin për 13.705,00 kg CO2.