-
Lokacioni
Impianti fotovoltaik „Probishtip Solar“ përbëhet nga tre impiante FEC: „EVN Solar 1“, „EVN Solar 2“, dhe „EVN Solar 3“. Ndodhen afër fshatrave Buçishte dhe Petrshino, në Komunën e Probishtipit.
-
Parametrat
Fuqia totale e instaluar e të tre impianteve është 10.980,66 kW.
Për të shfrytëzuar maksimalisht sipërfaqen e disponueshme të parcelës, janë vendosur 20.148 panele fotovoltaike në një strukturë me kënd prej 25 gradësh, secili me fuqi të instaluar prej 545 W, që mbulojnë një sipërfaqe prej rreth 52.070,2 m².
Parcela në fjalë ka një sipërfaqe prej 116.551 m², ndërsa panelet janë të renditura në radhë dhe të orientuara drejt jugut.
Rrezatimi diellor ka një densitet mesatar vjetor të energjisë së rrezatimit diellor prej 1676 kWh/m².
Prodhimi vjetor i planifikuar i centralit të ri fotovoltaik është 16 GWh.
-
Ndikimi mbi mjedisin
Prodhimi i energjisë elektrike nga panelet fotovoltaike (qelizat diellore) ka një ndikim pozitiv nbi mjedisin, dhe me përdorimin e tyre reduktohet në mënyrë indirekte emetimi i gazeve serrë. Nëpërmjet këtij impianti, reduktohet emetimi i 7.322.719,00 kg CO2.