-
Lokacioni
Centrali fotovoltaik ndodhet në pjesën verilindore të vendit, në Fushëgropën e Kumanovës, në një lartësi mbidetare prej 340 m. Territori karakterizohet nga reliev kryesisht malor dhe kodrinor, si dhe klimë kontinentale.
-
Parametrat bazë
CF Kumanovë përbëhet nga 2 centrale fotovoltaike: “EVN Solar 4” dhe “EVN Solar 5”. Fuqia totale e instaluar është 10,3 MW. Rrezatimi diellor ka një densitet mesatar vjetor prej 1 536,66 kWh/m². Për të shfrytëzuar në maksimum sipërfaqen e parcelës, janë instaluar 17 668 panele fotovoltaike me fuqi nominale 575 Wp, në konstruksione me kënd prej 25°, si dhe 39 inverterë (konvertues energjie) me fuqi 250 kW. Panelet janë të vendosura në rreshta dhe të orientuara nga jugu.
-
Ndikimi në mjedis
Prodhimi i energjisë elektrike nga panelet fotovoltaike (qelizat diellore) ka ndikim pozitiv në mjedis dhe përdorimi i tyre ul indirekt emetimet e gazeve serrë. Falë këtij centrali, reduktohet hedhja në atmosferë e rreth 94 000 kg CO₂ në vit.