Lokacioni
Centrali është i vendosur afër fshatit Dollani në Shtip, në jug të qytetit dhe në anën e majtë të lumit Bregallnicë. Fshati gjendet në lartësi mbidetare prej 380m.
Specifikimet
Kapaciteti i instaluar i centralit është 1.490,580 kW. Energjia mesatare diellore është 1530 KWh/m2. Trualli ka sipërfaqe prej 15 604 m2 dhe 3276 panele në kënd prej 25 shkallëve (me orientim kah jugu) janë të vendosura në hapësirë prej 7459,1 m2.
Ndikimi ndaj mjedisit
Energjia e prodhuar nga panelet fotovoltaike ka ndikim pozitiv në mjedisin jetësor dhe në mënyrë indirekte zvogëlon emetimin e gazeve serrë. Ky central zvogëlon emetimin për 13.705,00 kg CO2.