HEC Zërnovci

HEC Zërnovci është një hidrocentral i vogël në lumin e Zërnovcit dhe është një nga hidrocentralet e para në Maqedoni. Është lëshuar në përdorim në vitin 1950.

Ndërtimi kryesor ujëmbledhës i HEC-it Zërnovci ndodhet në lumin e Zërnocit në 3,4 km përgjatë rrjedhës së lumit pranë ndërtesës së makinave. Përveç këtij ndërtimi, është ndërtuar edhe ndërtimi tjetër ujëmbledhës Kukushnica, i cili ndodhet në 3,5 km përgjatë rrjedhjes së lumit pranë ndërtesës së makinave. Ndërtimi kryesor ka një kapacitet prej 900 l/s dhe gjerësia dhe lartësia e pragut të derdhjes së ujit janë 8 m dhe 2,6 m. Ndërtimi ujëmbledhës Kukushnica ka një kapacitet prej 100 l/s dhe gjerësia dhe lartësia e pragut të derdhjes së ujit janë 5 m dhe 1 m. Të dyja ndërtimet janë të llojit të tirolit. Një pjesë e ujit pas ndërtimeve drejtohet kah kanali për mbledhjen e ujit, ndërsa pjesa tjetër kah shtrati i lumit. Pas kanalit për mbledhjen e ujit, në të cilin ka një grilë të butë, uji drejtohet kah tunelit furnizues me një gjatësi prej rreth 3,5 km deri në dhomën e ujit. Nga dhoma e ujit deri te ndërtesa e makinave uji bartet nëpër një tubacioni të çelikut me një gjatësi prej 360 m.

Ndërtesa e makinave gjendet në jug-lindje të vendbanimit Zërnovci. Në të gjenden dy turbina të tipit “Pelton” me boshtin e sinkronizuar dhe rrjedhjen nominale prej 0.6 m3/s. Të dy turbinat lëvizin dy gjeneratorë sinkronë me një fuqi statike dhe një fuqi të instaluar nominale totale prej 1,6 MW. Tensioni dalës i gjeneratorëve është 6,3 kV. Energjia elektrike transferohet nga mbledhësit deri te stacioni ndarës që gjendet po ashtu në ndërtesën e makinave. Ka dy transformatorë të vajit prej 6,3/35 kV dhe një tjetër prej 35/10 kV prej ku nëpërmjet një largpërçuesi prej 35 dhe 10 kV energjia transmetohet deri në Koçan dhe Zërnovci.

Pas kryerjes së punës nëpër qarkut të turbinës, uji lëshohet drejtpërdrejt në Lumin e Zërnovcit. Menaxhimi dhe drejtimi i energjisë elektrike kryhet në stacionin ndarës që gjendet në ndërtesën e makinave.

Prodhimi mesatar vjetor i energjisë elektrike është 4,5GWh.

Neto rënia 220 m
Rrjedhja 2x0.6 m3/s
Lloji i turbinës Turbinë e tipit “Pelton” me bosht horizontal
Lloji i gjeneratorit Gjenerator sinkron me fuqi statike
Fuqia e instaluar 1.6 MW
Koeficienti i efikasitetit >90%
Prodhimi mesatar vjetor 4.5 GWh

Lumi dhe shtrati i lumit të Zërnovcit është një pasuri me vlerë të paçmueshme për komunën, me një përqindje të lartë të oksigjenit O2 në ujërat e lumit (14 mg/l) dhe ka shumë lloje të kafshëve dhe bimëve. Brenda ujit të lumit jetojnë lloje jashtëzakonisht të rralla të llojit Diploneis petersenii, gjegjësisht lumi i Zërnovcit është lokaliteti i parë në Maqedoni në të cilin është regjistruar deri më tani ky lloj, i cili është i përhapur kryesisht në rajonet veriore të Evropës (Islandë, Finlandë, Norvegji) dhe në vargjet e larta malore (Alpet dhe Pirenejtë) dhe është një tregues i një mjedisi të pastër.

Është e rëndësishme të përmendet edhe ekzistimi i troftës endemike lumore Salmo macedonicusi dhe karkalecit lumor Astacus astacus, të cilët mund të gjenden në pjesën e sipërme të lumit të Zërnovcit. Trofta e Maqedonisë është një lloj autokton dhe endemik peshku, që është karakteristik për përrenjtë dhe lumenjtë e ftohtë malorë me ujë të pastër, të kthjellët, të pasur me oksigjen. Përveç këtyre të lartpërmendurve, në ujërat e lumit të Zërnovcit janë identifikuar më shumë lloje të peshqve, që tregohen sipas përfaqësimit të llojeve dhe dendësisë së popullatave të profilit matës në Zërnovci: Gobio Bulgaricus (19%), Barbus balcanicus – mrena e zezë/mrena ballkanike (7%), Pachychilon macedonicum - karani (22%), Squalius vardarensis - kleni (7%), Pseudorasbora parva – notaku (4%), Sabanejewia balcanica - (1%), Oxynoemacheilus burechi - (1%), Alburnoides bipunctatus – barkgjera/gjuca e lumit ( 30%) dhe Barbatula barbatula – tufëza/mrena e egër (9%) që ka një funksion "sanitar" në ekosistemet ku jeton me kuptim të përmirësimit të cilësisë së ujit nëpërmjet konsumit të mbeturinave organike si ushqim i saj.

Linqe

EVN Macedonia Elektrani DOOEL Skopje
Rr. Lazar Licenoski 11
Shkup 1000, Maqedonia e Veriut
Telefon: +389 (0)2 3205 000