Hidrocentrali Popova Shapka (Kodra e Diellit) e ka marrë emrin e tij sipas malit me të njëjtin emër. Është lëshuar në përdorim në vitin 1994.
HEC Popova Shapka është një sistem shkallor i përbërë nga katër hidrocentrale, të vendosura në distancë prej 3 deri në 20 km nga Tetova, me një fuqi të instaluar totale prej 4.8 MW.
HEC Popova Shapka është i vendosur në formën e shkallëve në tubacionin kryesor, veprimtaria primare e të cilit është prodhimi i energjisë elektrike.
Pajisja për prodhimin e energjisë elektrike në dhomën e makinave të këtyre hidrocentraleve përbëhet nga një turbinë e tipit “Pelton” me boshtin horizontal, një rregullator të rrjedhjes dhe një gjenerator. Veprimi i rregullatorit të rrjedhjes është më një sistem hidraulik. Turbina lëviz një gjenerator sinkron me dioda rrotulluese.
Në rast se ndodh defekt në cilindo prej këtyre katër hidrocentraleve, në secilin prej tyre është instaluar një ndërprerës i energjisë, i cili shërben për ta marrë ujin pas ventilit kryesor që gjendet pas turbinës dhe për ta drejtuar atë në dhomën mbledhëse, me qëllim që të sigurohet një kontinuitet hidro-dinamik të sistemit furnizues të ujit.
Prodhimi mesatar vjetor i HEC-it Kodra e Diellit është 20 GWh.
Neto rënia |
300 m |
Rrjedhja |
0.6 m3/s |
Lloji i turbinës |
Turbinë e tipit “Pelton” me bosht horizontal |
Lloji i gjeneratorit |
Gjenerator sinkron me dioda rrotulluese |
Fuqia e instaluar |
4.8 MW |
Koeficienti i efikasitetit |
85% |
Prodhimi mesatar vjetor |
20 GWh |