HEC Pesoçani

HEC Pesoçani është i vendosur në lumin e Pesoçanit, i cili kalon nëpër fshatin Pesoçan në Komunën  e Debarcës. Hidrocentrali është në funksion që nga viti 1951 dhe është pjesë e degës shpërndarëse të qytetit të Ohrit.

Ndërtimi i këtij hidrocentrali është i vendosur në lumin e Pesoçanit rreth 5 km përgjatë rrjedhjes së lumit pranë ndërtesës së makinave. Ka një kapacitet prej 1500 l/s, ndërsa gjerësia dhe lartësia e pragut të derdhjes së ujit janë 20 m dhe 2,8 m. Ndërtimi është i llojit të tirolit, i ndërtuar me gur. Nga ndërtimi ujëmbledhës, uji drejtohet përmes tunelit furnizues me një gjatësi prej 5800 m deri në dhomën e ujit që ka një kapacitet prej 2700 m3. Nga dhoma e ujit deri në ndërtesën e makinave, uji transferohet me një tubacion të çelikut me një gjatësi prej 980 m dhe një diametër prej 670 mm.

Në ndërtesën e makinave janë të vendosura katër turbina të tipit “Pelton” me boshtin horizontal, nga dy turbina për dy gjeneratorët. Rrjedhja nominale e turbinave është 4x0.35 m3/s, ndërsa numri nominal i rrotullimeve është 600 rrot/min. Gjeneratorët janë sinkronë me një fuqi statike dhe një fuqi nominale 2x1.45 MW. Turbinat dhe gjeneratorët kanë një rregullator të përbashkët. Tensioni dalës i gjeneratorit është 6.3 kV dhe nëpërmjet dy transformatorëve, njëri prej 6.3/35 kV dhe tjetri prej 35/10 kV transferohet nëpërmjet largpërçuesve 35 dhe 10 kV në mënyrë të barabartë drejt vendbanimeve Kosel dhe Strugë. Pas shfrytëzimit të potencialit energjetik të ujit nga turbinat, uji drejtohet në kanalin kullues që ka një gjerësi prej 1 m dhe një lartësi prej 1,29 m dhe lëshohet në lumin e Pesoçanit.

Prodhimi vjetor i energjisë elektrike është 12 GWh.

Neto rënia 290 m
Rrjedhja 4x0.35 m3/s
Lloji i turbinës Pelton turbine with horizontal axis
Lloji i gjeneratorit Synchronous generator with static excitation
Fuqia e instaluar 2.9 MW
Koeficienti i efikasitetit >90%
Prodhimi mesatar vjetor 12 GWh

Një pjesë e komunës, sipas karakteristikave të reliefit të saj, gjegjësisht 50.45 për qind e territorit të komunës është mbuluar me terrene pyjore. Vegjetacionin pyjor e përbëjnë pylli malor i ahut me sipërfaqe prej 5230 ha, pylli nënmalor  i ahut (92.452 ha), pylli i ahut (1157 ha), pylli i lisit të tipit Quercus petraea (11.926 ha), pylli i lisit të tipit Quercus conferta, pylli i lisit të tipit Quercus cerris (3243 ha), pylli i tipit Querco Ostryetum (42 ha), pylli i përzier i dushkut dhe shkozës së bardhë - Querco Carpinetum orientalis (607,5 ha) dhe pylli i pishës (28.4 ha). Rreth lokacioneve të rezervuarit të ujit dhe tubacionit furnizues, më shumë rriten: bima e tipit Carpinus orientalis, kaça (Rosa Canina), pylli i përzier i dushkut dhe shkozës – Querco carpinetum orientalis dhe të tjerët.

Në territorin e Komunës së Debarcës gjendet Balta e Belçishtit, i cili është moçali më i madh i ruajtur ujor në Maqedoni me një sipërfaqe prej 0,5 km2. Balta, e cila në disa pjesë të caktuara është moçal, i takon komunës së Debarcës dhe gjendet në afërsi të fshatit Novo Sellë dhe Belçishti. Territorin e baltës e përdorin banorët nga përreth për kullotje dhe ujitje të bagëtisë, kositje, peshkim, gjueti dhe rekreacion.

Nga gjitarët, në territorin e komunës mund të gjenden derri i egër (Sus Scrofa), lepuri (Lepus Europeus), drenusha (Capreolus Capreolus), rrëqebulli (Lynx Lynx) e të tjerët.

Linqe

EVN Macedonia Elektrani DOOEL Skopje
Rr. Lazar Licenoski 11
Shkup 1000, Maqedonia e Veriut
Telefon: +389 (0)2 3205 000