HEC Kalimanci

HEC Kalimanci është ndërtuar në liqenin artificial Kalimanci, me mbledhjen e ujërave të lumit Bregallnicë në territorin e komunës së Makedonska Kamenicës.

Është lëshuar në përdorim në vitin 1969 me një fuqi të instaluar prej 12,5 MW dhe është pjesë e hidrosistemit “Bregallnica”. Qëllimi kryesor i liqenit është ujitja e rreth 28.000 hektarëve, kryesisht sipërfaqe të mbjella me oriz në Luginën e Koçanit, por edhe për ujitjen e një pjese të sipërfaqeve përpunuese në Ovçe Pole. Për këtë qëllim janë ndërtuar dy kanale, prej të cilave kanali i djathtë është i gjatë 89 km dhe e mban ujin nga Ovçe Polja, ndërsa kanali i majtë është i gjatë 36 km dhe i ujit sipërfaqet në Fushën e Koçanit. Paraprakisht uji përdoret për të prodhuar energjinë elektrike nëpërmjet hidrocentralit të ndërtuar Kalimanci.

Diga e HEC-it Kalimanci është ndërtuar me gur dhe me argjinaturë, me një bërthamë argjilore dhe e lartë 92 m, kurse e gjatë 240 m. Liqeni ka një gjatësi prej 14 km, është i gjerë 0,3 km, kurse thellësia maksimale është 80 m. Shtrihet në një sipërfaqe prej 4.23 km2 dhe akumulon 127 milionë m3 ujë. Pjesa e digës ku derdhet uji është e vendosur në anën e djathtë të bregut të akumulacionit Kalimanci dhe ka një karakter sipërfaqësor me një kapacitet prej 900m3/s. Ka edhe një kanal tjetër ku derdhet uji për evakuimin e tij në rast të përmbytjeve. Uji i akumulacionit Kalimanci deri në ndërtesën e makinave bartet nëpërmjet një tuneli furnizues me një gjatësi prej 430 m dhe një tubacion të gjatë 80 m, i cili ndahet në dy tubacione për të dyja turbinat veç e veç. Në tubacionet e të dyja turbinave ka një mbyllës turbine në formën e fluturës. Rrjedha e ujit në tunelin është 18 m3/s.

Në ndërtesën e makinave të HEC-it Kalimanci gjenden dhoma komanduese, dy turbina të tipit "Francis" me boshtin vertikal, të cilat lëvizin dy gjeneratorë sinkronë me një fuqi statike dhe një kapacitet të instaluar prej 6,9 MW. Tensioni dalës i gjeneratorëve është 6.3 kV dhe nëpërmjet transformatorit prej 6.3/35 kV energjia elektrike transmetohet deri në stacionin ndarës, i cili gjendet në të njëjtën ndërtesë prej ku nëpërmjet largpërçuesve 35 kV transferohet deri në Vinicë, Dellçevë, Makedonska Kamenicë dhe nëpërmjet transformatorit 35/10 kV dhe largpërçuesit 10 kV transferohet deri në fshatrat përreth. Pas kryerjes së punës nëpër qarkun e turbinës, uji nëpër kanalin kullues derdhet në lumin Bregallnicë.

Prodhimi vjetor i energjisë elektrike është 26 GWh.

Neto rënia 80 m
Rrjedhja 18 m3/s
Lloji i turbinës Turbinë e tipit “Francis” me bosht vertikal
Lloji i gjeneratorit Gjenerator sinkron me fuqi statike
Fuqia e instaluar 13.8 MW
Koeficienti i efikasitetit >90%
Prodhimi mesatar vjetor 26 GWh

Objekti më i madh hidrologjik në komunën e Makedonska Kamenicës është liqeni Kalimanci që ka një volum prej 127 milionë m3. Në të derdhen lumi i Kamenicës - i cili kalon nëpër qytetin e Makedonska Kamenicës, si dhe Lumi i Llukovicës dhe lumi i Ribnicës dhe pastaj uji derdhet në lumin Bregallnicë.

Lumi Bregallnicë është dega e majtë e lumit Vardar. Në rrjedhën e sipërme ku pozicionohen diga dhe centrali hidroelektrik Kalimanci, lumi Bregallnicë ka pasur një karakter të rrëmbyeshëm, por me ndërtimin e digës është arritur një rrjedhje inverse dhe e barabartë.

Në ujërat e akumulacionit Kalimanci, fauna përbëhet nga një numër i madh i llojeve të peshqve, ndër të cilat janë: krapi (Ciprinus Caprio), siluri (Silurus Glanis), skorta e bardhë (Rutilus Rutilus), sharroku (Perca Fluviatillis), kleni (Leiuciscus Cephalus), ngjila (Chondrostoma nasus), sharroku laraman (Lepomis gibbosus), tinka (Tinca Tinca). Vendet natyrore të pllenimit të krapit, klenit, ngjilës dhe skortës së bardhë gjenden para të gjithash në terrenet e buta në pjesën e mesme të akumulacionit Kalimanci. Vendet natyrore të pllenimit të silurit gjenden kryesisht në pjesën e sipërme të akumulacionit në fillimin e formimit.

Linqe

EVN Macedonia Elektrani DOOEL Skopje
Rr. Lazar Licenoski 11
Shkup 1000, Maqedonia e Veriut
Telefon: +389 (0)2 3205 000