HEC Belica

HEC Belica është një hidrocentral i vogël, i cili gjendet afër qytetit të Kërçovës. Ai gjendet në lumin e Belicës në Komunën e Drugovës, në pjesën perëndimore të Republikës së Maqedonisë, nën zonën ujëmbledhëse të lumit Treskë, nën shpatet e mrekullueshme të malit Ilinska.

Centrali i parë elektrik në lumin e Belicës është ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore dhe është një nga hidrocentralet më të vjetra në rajon. Ky hidrocentrali ka furnizuar së pari fshatrat Belicë dhe Kozicë. Më vonë, në vitin 1985 u ndërtua hidrocentrali bashkëkohor menjëherë mbi fshatin, i cili është në përdorim edhe sot e kësaj dite.

Ndërtimi kryesor i këtij hidrocentrali është i vendosur në lartësi prej 1100 m përgjatë rrjedhjes së lumit pranë ndërtesës e makinave. Ndërtimi është i llojit të tirolit, i ndërtuar me beton të armuar. Gjerësia dhe lartësia e pragut të derdhjes së ujit janë 6,2m dhe 1,5m. Kapacitetin të cilin mund ta mbajë ky ndërtim është 600 l/s. Nga ndërtimi nëpërmjet një tubacioni të betonit uji transportohet deri në dhomën e ujit, kurse prej këtu nëpërmjet një tubacioni të çelikut bartet deri në ndërtesën e makinave.

Në ndërtesën e makinave ka një turbinë të tipit “Francis”, e cila lëviz një gjenerator asinkron me një fuqi të instaluar prej 250 kW. Veprimi i rregullatorit të rrjedhës është me një sistem hidraulik. Pas shfrytëzimit të potencialit energjetik të ujit nga turbina, uji bartet në një basen kullues prej ku lëshohet përsëri në lumin e Belicës. Tensioni dalës i gjeneratorit është 0,4 kV. Energjia elektrike deri te konsumatorët e fundit transmetohet nëpërmjet një largpërçuesi 0.4 / 10 kV (LP Belica).

Prodhimi mesatar vjetor e këtij hidrocentrali është 1 GWh.

Neto rënia 46.63 m
Rrjedhja 0.6 m3/s
Lloji i turbinës Turbinë e tipit “Francis” me bosht horizontal
Lloji i gjeneratorit Gjenerator asinkron
Fuqia e instaluar 250 kW
Koeficienti i efikasitetit 82%
Prodhimi mesatar vjetor 1 GWh

Belica është mjaftë e pasur me ujë dhe përveç burimeve të shumta atje gjenden edhe burimet e dy lumenjve që derdhen në një lumë dhe formojnë Lumin e Belicës, i cili në afërsi të fshatit Drugovë derdhet në Lumin e Madh (Treskë).

Linqe

EVN Macedonia Elektrani DOOEL Skopje
Rr. Lazar Licenoski 11
Shkup 1000, Maqedonia e Veriut
Telefon: +389 (0)2 3205 000