HEC Babuna është një hidrocentral i vogël i cili gjendet në afërsi të qytetit Veles. Ai e mban emrin e lumit që ka të njëjtin emër në Komunën e Çashkës, në pjesën e mesme të Republikës së Maqedonisë, nën majën Koka e Selanikut (Sollunska gllava) dhe shpatet pitoreske të malit Jakupicë.
HEC Babuna gjendet në rreth 38 km nga Komuna e Çashkës.
Si një hidrocentral i vogël, ai ekziston që nga viti 1956, kurse është rindërtuar për herë të parë në vitin 1991.
Ndërtimi ujëmbledhës gjendet në lartësi prej 1200 m përgjatë rrjedhjes së lumit pranë ndërtesës së makinave në një kuotë prej 549.60 m të lartësisë mbidetare. Ndërtim është i llojit të tirolit, ndërsa gjerësia dhe lartësia e pragut të derdhjes së ujit janë 8 m dhe 4,6 m. Rrjedhja nominale e ujit që kalon nëpër tubacionet është 3,2 m3/s. Neto rënia e ujit para se të hyjë në hidrocentral është 22 m.
Pajisja për prodhimin e energjisë elektrike në dhomën e makinave përbëhet nga dy turbina të tipit “Francis” me bosht horizontal. Veprimi i rregullatorit të rrjedhës është me një sistem hidraulik. Turbinat lëvizin dy gjeneratorë sinkronë me një fuqi statike dhe një fuqi të instaluar totale prej 720 kW. Gjeneratorët punojnë paralelisht me tension prej 0,4 kV dhe energjia e prodhuar pastaj transformohet përmes një transformatori 0,4/10 kV.
Energjia elektrike deri te konsumatorët e fundit transmetohet nëpërmjet një largpërçuesi 10 kV deri te stacioni ndarës "Porcellanka" prej ku ndahet një largpërçues 10 kV edhe në drejtim të fshatit Jasenovë. Pas shfrytëzimit të potencialit energjetik të ujit nga turbinat përmes tubacionit të çelikut, uji bartet në një basen kullues prej ku lëshohet përsëri në lumin Babuna.
Prodhimi mesatar vjetor është 1.2 GWh.
Neto rënia |
24.9 m |
Rrjedhja |
2x1.6 m3/s |
Lloji i turbinës |
Turbinë e tipit “Francis” me bosht horizontal |
Lloji i gjeneratorit |
Gjenerator sinkron me fuqi statike |
Fuqia e instaluar |
720 kW |
Koeficienti i efikasitetit |
78% |
Prodhimi mesatar vjetor |
1.2 GWh |
Minimumi biologjik i lumit Babuna është 75 m³/s dhe ai respektohet gjithmonë nga ana e operatorit të hidrocentralit.
Në pjesën ku buron lumi Babuna, në rrëzën e malit Jakupicë gjenden shpella atraktive Damjanicë, ndërsa në pjesën e djathtë të luginës, në grykën Peshti gjendet shpella Makarovec. Është ndërtuar nga një varg kanalesh me një gjatësi totale prej 310 metrash. Shpella është e varfër me dekorata shpellore, ndërsa në pjesën e saj përfundimtare verilindore, nën një prerje të lartë 8 metra, gjendet liqeni i shpellës. Me peizazhin e mrekullueshëm, burimi i lumit Babuna është një perlë e vërtetë e natyrës së paprekur. Prej këtu Babuna vazhdon rrjedhjen e saj nëpër Luginën e Thellë (Dllaboka dolina), kurse në afërsi të gojkës hyn në një gryke të ngushtë. Në të derdhen degët e lumenjve Breznicë, Granushkë, Cërniçkë dhe Uji i Bardhë (Bella Voda). Në daljen jugore të Velesit, Babuna derdhet në lumin Vardar. Në ujin shumë të pastër malor të lumit Babuna jeton trofta lumore.