Çmim kombëtar për praktika të mira për siguri dhe shëndet në punë  
        09.05.2018
      
        
         
            
EVN Maqedoni Elektrani edhe këtë vit është fituese e Çmimit Kombëtar për praktikë të mirë për siguri dhe shëndet në punë. Ministresha e Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë, znj. Mila Carovska i’a ndau çmimin z. Miroslav Mitrovski, Menaxher në EVN Maqedoni Elektrani. Z. Mitrovski u falënderua dhe deklaroi „Ky çmim është dëshmi se si pjesë e Grupacionit EVN, i ndjekim me sukses dhe  i përparojmë trendet më bashkëkohore për mbrojtje në punë dhe siguri të punonjësve, ndërsa kjo praktikë do të ngelë prioriteti ynë edhe në të ardhmen“.