Shpërblim për praktikë të mirë për siguri dhe shëndet në punë
23.05.2016 „Këshilli për Siguri dhe Shëndet në Punë“ dhe „ Shoqata Maqedonase për Mbrojtje në Punë“ i’a ndanë EVN Maqedoni Elektrani, çmimin nacional për praktikë të mirë për siguri dhe shëndet në punë. Kjo Njohje ishte dhënë për shkak të kontinuitetit në përmirësimin e proceseve dhe masave të sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit të punonjësve që tregoi kompania.
„EVN Maqedoni Elektrani, si kompani e cila është pjesë e Grupacionit EVN, i kushton vazhdimisht rëndësi të veçantë sigurisë dhe shëndetit të punonjësve të saj, si në pjesën e edukimit, ashtu edhe në pjesën e monitorimit, implementimit dhe përparimit të të gjithë normave pozitive evropiane dhe botërore dhe trendeve në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë“ deklaroi në ceremoninë e dhënies së shpërblimeve d-r Miroslav Mitrovski, menaxher i EVN Maqedoni Elektrani.