HEC Turija

Hidrocentrali Turija ndodhet në rreth 8 km nga Komuna e Vasilevës, në afërsi të vendbanimit Dobroshinci në pjesën juglindore të Republikës së Maqedonisë.

Diga në lumin Turija është ndërtuar në periudhën e viteve 1968-1971 dhe është lëshuar në përdorim në vitin 1973, ndërsa HEC Turija është ndërtuar në periudhën nga viti 1984 deri në vitin 1985.

Qëllimi primar i hidro-akumulacionit Turija është: furnizimi me ujë të pijshëm i banorëve të qytetit të Strumicës; furnizimi i industrisë me ujë dhe ujitja e një pjese të Fushës së Strumicës me sipërfaqe prej 10.050 ha. Për një shfrytëzim më efikas të ujit të akumulacionit, ai përdoret edhe për të prodhuar energji elektrike.

Diga "Turija" është i llojit të digave që janë ndërtuar me gur dhe me një bërthamë qendrore të glinës, të orientuar pak drejt shpatit të kundërt. Pjesa që është bërë liqen zë një sipërfaqe prej 0,16 km2. Me akumulacionin Turija me një bruto sipërfaqe prej 50.350.000 m3 mundësohet barazimi shumëvjeçar i bilancit të ujërave të lumit Turija. Për nevojat e hidrocentralit uji mblidhet në tubacionin e çelikut dhe drejtohet kah ndërtesa e makinave.

Në ndërtesën e makinave janë instaluar dy turbina të tipit “Francis” me një bosht horizontal, të cilat lëvizin dy gjeneratorë sinkronë me një fuqi statike dhe një fuqi të instaluar totale prej 2 MW. Energjia elektrike hyn në sistem nëpërmjet dy bllok-transformatorëve 0,4/10 kV që gjenden menjëherë pranë hidrocentralit.

Mesatarisht në vit prodhohen prej 500.000 deri më 1.200.000 kWh.

Neto rënia 57 m
Rrjedhja 2x2.5  m3/s
Lloji i turbinës Turbinë e tipit “Francis” me bosht horizontal
Lloji i gjeneratorit Gjenerator sinkron me dioda rrotulluese
Fuqia e instaluar 2 MW
Koeficienti i efikasitetit 80%
Prodhimi mesatar vjetor 1.2 GWh

Liqeni Turija është liqeni më i madh artificial në rajonin juglindor. Kuota maksimale është në lartësinë mbidetare prej 391,0 m me një volum total të akumulimit prej 50.35 milion m3 të ujit dhe një volum të shfrytëzimit prej 47.85 milion m3 të ujit. Akumulacioni mbulon një sipërfaqe prej 180 ha, me një thellësi maksimale prej 54 m. Kjo zonë është më ndikimin e klimës sub-mesdhetare të Detit Egje, me një kryqëzim më të madh apo më të vogël me klimën kontinentale, me vera të gjata dhe të nxehta dhe temperatura të larta në mesin e ditës, me një sasi të reduktuar të reshjeve në vit dhe më një temperaturë të ulur dimërore. Në liqen jetojnë më shumë lloje peshqish, duke përfshirë krapin, silurin, skortën e bardhë, cironkën, sharrokun, klenin, karasin, sharrokun laraman. Nuk ka lloje specifike të florës dhe faunës brenda dhe përreth liqenit që janë lloje endemike.

Linqe

EVN Macedonia Elektrani DOOEL Skopje
Rr. Lazar Licenoski 11
Shkup 1000, Maqedonia e Veriut
Telefon: +389 (0)2 3205 000